Kisha e Shën Joan Vladimirit në Shijon të Elbasanit
TIRANË, 12 Shtator / ATSH / - Kisha e Shën Joan Vladimirit, e cila ndodhet në Shijon të Elbasanit, po ngjall gjithnjë e më shumë një interes  brenda komunitetit të cilit i përket, por edhe për vizitorët, studiuesit, turistët, dhe besimtarët që shpesh bëjnë pelegrinazh drejt saj.
Kjo kishë ka qenë vazhdimisht në vëmëndjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare-Durrës , ku së fundmi specialistët e Sektorit të Elbasanit, kryen gjatë kësaj jave një inspektim, gjatë të cilit konstatuan problemet dhe nevojat për ndërhyrje në këtë monument mjaft tërheqës.
Hyrja e Kishës së Shën Joan Vladimirit
Specialistët e Sektorit- Elbasan,  po merrin kontakte me inxhinierin e Kishës dhe po punojnë për përgatitjen e preventivit dhe projektit të restaurimit të saj njofton DRKK-Durrës.
Kisha e Shën Joan Vladimirit, e cila ndodhet në Shijon të Elbasanit, i është i kushtuar Shën Joan Vladimirit. Kisha është ndërtuar nga familja Topia në 1381. Gjatë shekullit të 18 Kostandin Shpataraku ka pikturuar muret e kishës. Ajo u bë një monument kulture të Shqipërisë në vitin 1948.
Muret e dëmtuara të Kishës së Shën Joan Vladimirit
Një manastir ortodoks u rrit rreth kishës, dhe u bë Selia e Kryedioqezës së Durrësit, themeluar rishtas në Durrës në shekullin e 18-të. Grigori i Durrësit, kryepeshkopi i Dyrrhachium nga 1768 deri 1772, shkroi në Elbasan Dorëshkrimin e Ungjillit, vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare.
http://www.ata.gov.al/elbasan-shenjti-qe-i-vuri-emrin-nje-fshati-122456.html
/k.m/ /a.g/