ELBASAN - Me një grishje publike e ka nisur deklaratën e saj kisha katolike Shën Piu X drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani duke informuar edhe Kuvendin e Shqipërisë si dhe trupën diplomatike. Komuniteti katolik i kishës nëpërmjet kryetarit të këshillit të kishës, Sokol Lulgjuraj ka kërkuar ndreqjen e një gabimi të rëndë thënë në një emision televiziv se kisha merret me biznes në ambientet e saj.
Sipas përfaqësuesit të kishës, qëndrimi i Presidentit është i njëanshëm dhe në mbështetje të pretenduesve të truallit, mes të cilëve është edhe familja Karaosmani, nga ku e ka prejardhjen edhe Odeta Nishani, bashkëshortja e Presidentit.
"Me urtësinë që na jep Krishti, me anë të Shpirtit të Shenjtë, ju ftojmë të kundroni qëndrimin tuaj dhe ju këshillojmë të tërhiqni deklarimet tuaja publikisht, duke dëshmuar qytetarinë dhe urtësinë që i takon një posti të tillë, ose mund të mbani po të njëjtin qëndrim, por jo nga posti që përfaqëson unitetin e kombit. Lutemi që Shpirti i Shenjtë t'ju ndriçojë mendjen që të ndreqni këtë gabim, në respekt të detyrës që mbani dhe dinjitetit të shenjtë të Kishës sonë Katolike", tha Sokol Lulgjuraj.
Reagimi i kishës ka ardhur pasi Presidenti e akuzoi kishën se bën biznes në ambientet e saj por në pjesën e pretenduar si pronësi është vetëm objekti i kishës dhe një godinë që shërben për aktivitete didaktike dhe kulturore për të rinjtë dhe fëmijët, pa asnjë detyrim financiar.
Kisha zotëron gjithashtu një kopsht dhe një shkollë private por ky territor sipas përfaqësuesve të kishës i është blerë trashëgimtarëve me vlerën që ata kanë kërkuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO