Shoqata e të verbërve në Elbasan deklaron se shteti i detyrohet rreth 100 mijë lekë çdo të verbëri, pasi nuk ka mbajtur premtimin e kompensimit.

”Vendimi 277 përcakton që çdo verbër duhet të marrë një pagesë mujore në masën 70% të pagës minimale.

Kjo ka vazhduar deri në vitin 2008. Në vitin 2008 është hequr kjo pa e ndryshuar vendimin e qeverisë , është shkelje e ligjit, ligji është në fuqi akoma.

Por pagesa është kryer vetëm me indeksin e inflacionit.

Luhet loja e ping pongut nga dera e pushtetit vendor te dera e pushtetit qëndror”, u shpreh kryetarit të të verbërve në Elbasan, Ahmet Kaçi. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)