ELBASAN- Strukturat e Krimit Ekonomik, ndaluan për shpërdorim detyre, shtetasen me iniciale M.Z, me detyrë faturiste pranë OSHEE-së. Ngjarja ka ndodhur ditën e martë. Faturistja M.Z akuzohet se ka favorizuar dy subjekte në faturimin e energjisë elektrike.

Gjithashtu efektivët e Krimit Ekonomik kanë marrë masa arresti në flagrancë për vjedhë të energjisë elektrike edhe ndaj pronareve Fatmira Mujollarit dhe Ylli Hasës.

Aksioni për kapjen dhe nxjerrjen para ligjit ndaj abuzuesve të energjisë elektrike po vijon në gjithë vendin.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)