Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Elbasan. E shoqëruar nga deputetët Edmond Haxhinasto dhe Endrit Braimllari, Kryemadhi komentoi arrestimin e një prej njerëzve të rëndësishëm të LSI në Elbasan, ish-drejtorin e Rrugëve, Dashamir Xhika, të cilin Apeli i Krimeve e riktheu në burg për abuzime me tenderat. Sipas Kryemadhit, arrestimi i Xhikës u bë për arsye politike, me synim goditjen e LSI në Qarkun e Elbasanit.
Dhe vetë arrestimi i Dashamir Xhikës është një goditje që bëhet për LSI-në e Elbasanit, duke pasur parasysh që struktura e LSI-së së Elbasanit është një strukturë që i doli jashtë parashikimeve Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017. Ju keni qenë vetë prezent, e keni ndjerë vetë fushatën, sa agresive ka qenë dhe përveç agresivitetit që ka pasur edhe dhunës që është ushtruar ndaj njerëzve. Dhe duke parë që nuk ja dolën dot kësaj gjëje vazhduan me presione të tjera. Ne jemi shumë koshientë për sa i përket çështjes së Z. Xhika i cili është anëtar i Lëvizjes Socialistë për Integrim, ka qenë krye koordinatori ynë për Elbasanin dhe ndalimi i tij, ne nuk marrim përsipër për sa i përket angazhimit të tij në administratën shtetërore, por jemi të bindur 100% që ndalimi i tij është bërë për arsye politike.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
Nga Elbasani, Kryemadhi foli edhe për situatën kriminale duke bërë përgjegjëse qeverinë e cila sipas saj është e lidhur me krimin.
Ti je buce o njeri, sa mund ti besohet nje buceje te terbuar qe kafshon te zotin, aq mund te besohesh dhe ti.
PërgjigjuKjo katunarja i ka mbush poturet qe kur Dashamir Gjika u coi mesazhin asaj dhe te shoqit qe Ishte merzitur i vetem ne qeli.Do zoti shkojne e i bejne shoqeri qe te dy burre e grua se na jane bere te neveritshem
Përgjigjuo rrush i pjek vone .... ( operacion plastik ) akoma kujton se populli eshte akoma nen sindromen e komunizmit, padituria?!?!? kan hapur syt populli.... jo per i gjo por kan frik mos hajne noj kepuc ballit
PërgjigjuMona e shpifur ti je si dhelprat e kuqe qe po i vrasin per shkak te terbimit. Coji xhelin Gjikes ne burg se ndryshe ka per te folur dhe ju groposi njehere e mire. Ku eshte rruga e Gjinarit moj Mona? E keni shtruar brenda LSI apo e ke shtruar brenda viles tek gjiri i lalzit? Po Toni kombinatit per arsye politike ka marre arratine ne gjermani?