/ATSH- Miranda Sadiku/.-Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, u takua sot me Komisionin Qytetar, me të cilin diskutuan për problemet e qytetit dhe projektet për të ardhmen. Gjatë këtij takimi, Sejdini prezantoi edhe Çmimin e Parë të fituar nga Bashkia Elbasan për "Buxhetimin Gjinor" nga NALAS.
Qyteti i Elbasanit është fituesi i parë në Europën Juglindore, i Çmimeve për iniciativat Bashkiake për GENiYouth, prezantuar nga NALAS për iniciativat më të mira për përfshirjen e Grave dhe të Rinjve në qeverisjen lokale. Sejdini tha se ky çmim është një arritje dhe tregues i punës së administratës së bashkisë.
"Nëse Bashkia i ka shpërndarë investimet në mënyrë proporcionale kjo ka qenë falë "Buxhetimit dhe Pjesëmarrje" dhe "Buxhetimit Gjinor", ku qytetarët kanë vendosur për lagjet e tyre", tha Sejdini. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Qytetar, Sejdini foli për disa nga arrijtet, por edhe projektet në të ardhmen duke marrë parasysh edhe ndarjen e re territoriale.
Gjatë fjalës së tij Sejdini tha se "Detyra nr.1 që shtrohet para nesh është infrastruktura e periferisë së qytetit dhe fshatrave, sidomos rrugët e arave, të cilat u nevojiten fermerëve në punën e tyre të përditshme. Në çdo njësi të re administrative do të ketë një grup punonjësish që do të merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe një tjetër njësi që do të kujdeset për kanalet vaditëse. Problemet kryesore me të cilat Bashkia Elbasan do të duhet të punojë më fort jane uji i pijshëm, uji për vaditje dhe azhornimi i tokave. Këto probleme bashkia e Elbasanit do t'i zgjidhë për një periudhë 2 vjeçare, përveç ujit të pijshëm në fshatra, i cili do të kërkojë një periudhë 4 vjeçare. Ka filluar tashmë hartimi i planit rregullues të bashkisë së re dhe sipas tij, 12 komunat do të kenë qendrat e tyre funksionale. Në këto qendra veç sistemimit dhe ndriçimit do të ketë edhe "free Wireless".
Një temë tjetër e prekur në këtë takim ishte ajo e mbetjeve urbane ku Sejini tha se "Impiantit i grumbullimit dhe djegies së mbetjeve urbane ka një kapacitet të madh çka do të përfshijë të gjithë mbetjet urbane të bashkisë së re të Elbasanit duke i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi. Në rrugës e zgjidhjes do të hyjë edhe fusha e vjetër e grumbullimit të mbetjeve urbane, e cila më pas do të kthehet në zonë të gjelbëruar."
Sejdini preku një tjetër argument të rëndësishëm përsa i përket ndotjes, siç është ai i ujërave të zeza. "Në projektet tona të rëndësishmë është impianti i përpunimit të ujërave të zeza, të cilin do të përpiqemi ta realizojmë, pasi derdhja e ujërave të zeza në lumin Shkumbin e ka kthyer këtë lumë në një nga më të ndoturit të vend", theksoi ai.
/Shqiptarja.com