ELBASAN-Ardit Demiri ish-prefekt është emëruar drejtor i Shërbimit Postar, ndërsa Elvira Xhyra emërohet drejtore e Shëndetit Publik Elbasan.

Këto dy institucione drejtoheshin më herët nga përfaqësues të LSI-së. Pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit ky është emërimi i tretë që bëhet në drejtoritë rajonale të Qarkut të Elbasanit.

Më herët Luiza Popja është emëruar Drejtore e Shërbimit të Transportit Rrugor për Elbasanin në vend të Astrit Xhelilit të LSI. 

d.b/shqiptarja.com