Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
AMP njofton operacionin në Elbasan
Elbasan- Aktiviteti i palicencuar në lokal ka çuar në pranga jo vetëm 25-vjeçarin e dyshuar që menaxhonte bar-kafenë dhe kryente aktivitet të paligjshëm lojërash fati, por edhe dy familjarët e tij u morën nën akuzë nga AMP, respektivisht babai dhe vëllai i të riut, njëkohësisht efektivë policie.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), njoftoi sot (22 mars) se pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, arrestoi në flagrancë F. D., 25 vjeç.
Ai akuzohet për 5 vepra penale; “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “fshehja e të ardhurave”, “ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore etj”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
“U proceduan në gjendje të lirë për "shpërdorim detyre" edhe punonjësit e policisë (vëllai dhe babai): Inspektor G. D., 28 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Përrenjas dhe Inspektor H. D., 63 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Peqin”, njoftoi AMP.
Arrestimi i 25-vjeçarit u bë pasi nga kontrolli i biznesit Bar-Kafe në pronësi të familjes, i cili rezultonte i palicencuar, u siguruan prova dhe fakte që ata e kishin përshtatur ambientet e këtij biznesi për organizimin e palejuar të lojërave të fatit.
“Nga kontrolli i ushtruar në biznesin Bar Kafe, u sekuestrua një armë e ftohtë e llojit thikë, një telefon celular, si dhe shumat monetare prej 612,700 lekë dhe 550 euro të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm”, sqarohet në njoftim.
AMP apeloi gjithashtu për qytetarët se “mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
20.8%
-
Jo
72.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 48
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)
22 Mars, 14:28
-
Tiranë/ Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, ‘Gold’ prangos turkun 39-vjeçar, nën hetim bashkëpunëtori që ia shiste! Sekuestrohen gjysmë kilogrami ar, 50 mijë euro e USD cash
21 Mars, 11:50
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Dinamika e aksidentit tragjik ku vdiqën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë! Po lëviznin me shpejtësi deri në 200 km/h! Shoferi i betonieres: M’u mbarua nafta, harrova bllokazhin
21 Mars, 10:31
-
Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së banesave, 2 të arrestuar, një prej tyre i mitur! Shtëpia e braktisur u kthye në bazë ku mbaheshin armatimet dhe sendet e vjedhura (VIDEO)
21 Mars, 10:07
-
Elbasan/ Dhëndri i Qazim Sejdinit tenton të shtypë me makinë efektivin, vihet në pranga! 50-vjeçari drejtor kabineti në Këshillin Bashkiak
21 Mars, 10:01
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 policja tutore! ‘Koka’ një kolumbiane, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
Qeveria miraton kompensimin për policët e emëruar larg vendbanimit, u paguhet kostoja e transportit e qiraja e banesës! Pagesë mujore dhe gruas nëse humb punën
20 Mars, 21:47
-
Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos
20 Mars, 11:07
-
Lezhë/ Vëllezërit përleshen për pronësi, 35-vjeçari kapet duke prerë plepat e zonës së mbrojtur në Lagunën e Kunes
20 Mars, 10:37
-
Fier/ Nipi dhunon gjyshen, 41-vjeçari plagos të afërmin me thikë! Policia i arreston të dy, në pranga edhe shoferi i dehur (EMRAT)
20 Mars, 10:03
-
Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola
20 Mars, 09:05