Elbasan-Leskaj: Reforma territoriale solli ngadalësim në zhvillimin e pushtetit vendo
ELBASAN, 20 Prill /ATSH/ Miranda Sadiku.- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj deklaroi të hënën se, reforma administrative – territoriale, ka sjellë ngadalësimin në zhvillimin e pushtetit vendor dhe të ardhurave nga buxheti i shtetit. Deklarata e z. Leskaj u bë gjatë punimeve të seminarit “Performanca e Auditimeve të Performancës”, organizuar nga […]
/ATSH/ Miranda Sadiku.- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj deklaroi të hënën se, reforma administrative - territoriale, ka sjellë ngadalësimin në zhvillimin e pushtetit vendor dhe të ardhurave nga buxheti i shtetit.
Deklarata e z. Leskaj u bë gjatë punimeve të seminarit "Performanca e Auditimeve të Performancës", organizuar nga KLSH në bashkëpunim me Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan.
Ndikimi i reformës administrative në zhvillimin e pushtetit vendor u evidentua gjatë auditeve të zhvilluara nga KLSH-ja. Ndër të tjera, sipas Leskajt, nga auditet del në pah se Shqipërisë i nevojitet ndarja administrative, duke u bazuar në evidenca të qarta mbi studime të efiçensës dhe efektivitetit të njësive vendore në realizimin e objektivave për rritjen e shërbimeve ndaj komunitetit.
Duke u ndalur tek auditimi i performacës, Leskaj tha se "auditimi i performancës nuk ka synim të ndërhyjë në çështjet qeveritare". Sipas Leskajt, KLSH auditon zbatimin e politikave por nuk krijon politika. Duke u ndalur tek sfidat kryesore të KLSH-së, Leskaj shtoi se sfida kryesore është modernizimi i institucionit dhe në fokusin tonë kryesor është auditimi i performancës. Në këtë kuadër, ai informoi se janë bërë auditime të performancës në reformat qeveritare, çështjet ekonomike, etj.
Sipas Leskaj në auditimet e KLSH-së ka rezultuar se reforma administrative - territoriale ka sjellë ngadalësim të shërbimeve vendore. "Nuk janë kryer në cilësinë e duhur shërbimet ndaj qytetarit", tha ai. Gjithashtu KLSH ka vërejtur parregullsi e të meta në punën e OSHEE-së, cilësinë e ushqimit në Qendrën Spitalore Uiversitare " Nënë Tereza", shërbimin parashkollor, etj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00