Një aksident automobilistik u regjistrua këtë mbrëmje në aksin rrugor  Elbasan-Librazhd.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona.

 Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në dalje të qytetit Elbasan pak metra larg rrethrrotullimit.

Përpasja ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Mjeti me targa AA 975 GZ drejtuar nga  42-vjeçari me inicialet A.Lbanues në Tiranë është përplasur me mjetin tip "Honda" me targa EEP 4246 drejtuar nga shtetasi F.Gj banues në fshatin Mollas Elbasan.

Si pasojë është aksidentuar pasagjerja e mjetit tip "Honda" , 30-vjeçarja me inicialet B.Gj banuese në fshatin Mollas.
 
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.

Ndërsa një ambulancë ka transportuar për në urgjencë të lënduarit të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

aksident elbasan
aksident elbasan

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com