ELBASAN- Gjykata e Elbasanit liron nga qelia kancelarin e Universitetit të Elbasanit dhe drejtorin Ekonomik të këtij Universiteti.

Gjykatësi Ramazan Avdia, i Gjykatës së Elbasanit ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e Eljan Hoxhës dhe Filip Qose pasi nuk ka prova të mjaftueshme për legjitimetin e arrestimit të tyre.

Shkelja në kontratën e dhënies së një hapësire me qera për vjehrrën e kancelarit të Universitetit, bëri që në pranga të vihet Kancelari i Universitetit, Eljan Hoxha dhe Filip Qosja, drejtor i Drejtorisë Ekonomike, si dhe të hetohet Rektori i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, bashkë me drejtoren e Drejtorisë Juridike, Fatma Spahiu.

Avokati i cështjes Shkëlqim Duka, e quajti absurd pretendimin e prokurorisë, duke i kërkuar gjykatësit Avdia që klientët e tij të liroheshin menjëherë. Sipas avokatit " polica ka kaluar çdo kompetencë që i jep ligji" ndërsa prokurori kërkoi masën e arrestit burg.

VAROSHI: ARRESTIMET TENDECIOZE, DO VEME NE DIJENI AMBASADAT
 Menjëherë pas lirimit nga gjykata, Liman Varoshi, rektori i Universitetit akuzoi policinë se me arrestimet e nxituara ka prishur imazhin e universitetit.

"Unë deklaroj publikisht se deklarata e policisë Elbasnit është e nxituar dhe tendecioze. Ne si universitet, na shokoi policia me vendimin e saj. Gjykata e dha vendimin dhe u shpreh qartë për veprimet e nxituara të policisë, duke i quajtur veprimet si të pabaza. Policia nuk bën dot prokurorin, gjykatësin dhe auditin. Ne si senat do të vejmë në dijeni edhe ambasadat diplomatike në Tiranë për ndërhyrjet që po i bëhen universiteti të Elbasanit. Janë 21 profesor të nderuar që kanë firmosur një peticion për këtë problem lidhur me presionin e panevojshëm që po ushtron policia në dëm të unviersitetit". - tha Rektori duke shtuar se policia me veprimin e saj ka ulur ndjeshëm reputocionin e universitet dhe do të përgjigjet për veprimet e saj.

HETIMI I ZYRTAREVE TE UNIVERISTETIT
Më 26 nëntor Ministria e Brendshme bëri të ditur se, kishte nisur procedimi penal për drejtuesit më të lartë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan . Në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, nga hetimet e policisë ka rezultuar se Rektori i Universitetit, Liman Varoshi, në bashkëpunim me Kancelarin e këtij Universiteti, Eljan Hoxha, kishin favorizuar, vjehrrën e kancelarit duke i dhënë për të shfrytëzuar me qira një hapësirë brenda ambjenteve të Fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti.
 
Kontrata e lidhur ishte hartuar në favor të vjehrrës së kancelarit, Luljeta Xhuhani, pasi në të ishin parashikuar për shfrytëzim vetëm 60 metra katrorë, nga 165 metra që ishte në të vërtetë kjo hapësirë. Nga verifikimet rezultoi se Luljeta Xhuhani, kishte rreth 7 vjet që e ushtronte këtë aktivitet në mjediset e këtij fakulteti, për lokal Bar-Kafe.

Të katër këta shtetas akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikim dokumentesh”.

Redaksia online
(aq/sg/shqiptarja.com)