ELBASAN- Lumi Shkumbin po shkon drejt degradimit, si pasojë e ndotjes masive. Specialistët e mjedisit në Elbasan japin alarmin se lumi është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh dhe inertesh, ndersa ndotja po shkatërron florën dhe faunën në këtë zonë. 

Lumi Shkumbin në Elbasan është kthyer në një vendgrumbullim inertesh dhe mbetjesh urbane. Sic duket edhe nga këto pamje, birgjet e lumit janë të pushtuara nga pirgje meë mbeturina, mbetje plastike duke krijuar një burim të rrezikshëm infeksioni për banorët që jetojnë aty pranë. 

Hedhja e mbetjeve inerte dhe urbane mbi Shkumin bëhet në disa pika të rrjedhes  së lumit, si p.sh. në Librazhd, në Labinot, në Elbasan, në Peqin. Gjatësia e lumit Shkumbin është 181 km dhe derdhet në detin Adriatik,  duke përhapur shkallën e  lartë të ndotjes edhe në det. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)