ELBASAN- Një makinë tip Audi ka hipur në trotuarin pranë Unazës së Elbasanit, duke përplasur 4 pjesëtarë të një familjeje. Nga të dhënat e para mësohet se rreth orës 13:30 kryefamiljari Niko Balliu së bashku me bashkëshorten Flutura dhe dy fëmijët e tyre 8 e 14 vjeç po ecnin në trotuar kur janë përplasur nga makina.
Korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja thotë se kryefamiljari ndodhet në gjendje më të rëndë në spitalin e këtij qyteti, ndërkohë që Flutura dhe dy fëmijët kanë marrë plagë por janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen rrethanat si mund të ketë ndodhur aksidenti por mësohet se disa metra më tutje po në këtë trotuar pak kohë më parë humbën jetën dy motra. Një aksident pothuajse i ngjashëm me këtë të sotmin. Policia arreston drejtuesin e mjetit, Enzo Skënderi 18 vjeç . Nisën hetimet për të zbardhur motivet e tij.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO- Aksidenti ne Elbasan me 12 gusht