Një automjet është shkrumbuar nga zjarri në Lagjen “Kongresi i Elbasanit” ditën e djeshme në garazhdin e një pallati ku kanë qenë të parkuara mjetet e banorëve të pallatit, ka rënë zjarr.

Policia bën të ditur se si pasojë njëri nga mjetet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Rënia e zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidentale, si pasojë e difektit teknik që ka patur njëra nga mjetet e parkuara brenda garazhdit të pallatit.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com