ELBASAN - “Baballarë zgjohuni, po ju prekin, po ju cënojnë e po ju ngacmojnë vajzat! Baballarë zgjohuni se po ju marrin vajzat! Baballarë zgjohuni se po ju zhvirgjërojnë shpirtin! Baballarë zgjohuni se po ju vrasin ëndrrat dhe shpirtin!”. Këto janë thirrjet e adoleshenteve që u bënë nga qyteti i Elbasanit për të sensibilizuar shoqërinë pas aktit të tmerrshëm që ndodhi me 18 vjeçaren në Durrës, Ajshe Vata.
Maturantet e shkollës së mesme të Elbasanit “Nikolla Kopërniku” shkruan një letër të hapur për të gjithë veshët e "shurdhër", të cilët nuk ju vijnë në ndihmë bijave të tyre dhe që nuk duan të shohin realitetin dhe rrezikun që ju kanoset adoleshenteve në ditët e sotme.
Kjo ishte një fushatë sensibilizuese që nisi nga qyteti i Elbasanit, por me shpresën që zëri i këtyre vajzave 18 vjeçare të shpërndahet në të gjithë vendin që të mos ketë më “Ajshe” të tjera të masakruara, përdhunuara, vrara apo të cënuara. Ndaj kjo letër e hapur u lexua fillimisht për të gjithë baballarët, por që duhet ta dëgjojë e gjithë shoqëria.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Blog - Turpi? Jo aq i tmerrshëm sa Shaban Norja