Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)

Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)

Foto ilustruese

Elbasan- Mashtroi pronarin e një ferme bagëtish se do ndërmjetësonte blerjen e gjësë së gjallë te persona të tjerë me shifrën mbi 40 mijë euro, por pas zhvatjes humbi gjurmët.

Policia e Elbasanit njoftoi sot (30 Janar) se lokalizoi dhe prangosi 34-vjeçarin e shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, Neritan Dobra.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. D., 34 vjeç (Neritan Dobra)”, njofton policia vendore.

Ai dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë me këtë vlerë.

“34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar”, sqaroi policia. 

Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi, informon se hetimet janë ende aktive dhe do jetë Prokuroria që do bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Mbappe tre gola, Real Madridi nxjerr Man. Cityn jashtë Champions League! Juventusi turpërohet në Evropë, kalojnë PSG e Dortmund

Mbappe tre gola, Real Madridi nxjerr Man. Cityn jashtë Champions League! Juventusi turpërohet në Evropë, kalojnë PSG e Dortmund