Një vjedhje me dhunë është rregjistruar orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit në shtëpinë e një 80 vjeçari. Pasi kanë goditur me mjete të forta Z.K 66 vjeç bashkëshorten e Xhevat Kobures, i cili është edhe bukëpjekësi më i vjetër i Elbasanit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpi duke vjedhur rreth 140.000 lekë.

60 vjeçarja Z.K ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit ku ndodhet janështë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve ose autorit të kesaj ngjarjeje.

Informacioni paraprak i policisë
Njoftohemi se sot më datë  03.01.2016,  në orët e para  të  mëngjesit,  në banesën  dy katëshe  të shtetasit Xhevat koburja, 80 vjec, banues në Elbasan, kanë  hyrë dy  persona të paidentifikuar,  të  cilët kanë goditur  me sende  të forta bashkëshorten e tij, shtetesen Z.K  vjeç  66,  e  cila u dërgua  menjëherë  në  Spitalin  Kirurgjik  Elbasan  dhe  ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën.

Personat e  maskuar, dyshohet  të kenë vjedhur rreth 140.000  lekë (të  reja)

Policia në vëndngjarje, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)