/ ATSH / - Sot Instituti për Mbrojtjen e Natyrës-INCA-, në kuader të projektit "Rrugetimi drejt Parisit - për integrimin e ?ështjeve të Ndryshimeve Klimatike në politikat dhe dokumentat strategjike të vendit", zhvilluar në kuadër të programit SENiOR-A, i cili mbështetet nga qeveria suedeze dhe REC Shqiperi, organizoi në qytetin e Elbasanit një forum teknik me OJF për angazhimin e tyre në integrimin e ?ështjeve të ndryshimeve klimatike që lidhen me cilesinë e ajrit dhe reduktimin e emetimit të gazrave serë.
Ky forum,synon të japë një pasqyrë të problematikës, kuadrit ligjor dhe institucional aktual si dhe orientimet për përfshirjen dhe nxitjen e shoqërisë civile në identifikimin e angazhimeve kombëtare në pergjigje të detyrimeve të Konferences së rradhës të Palëve të Konventës Kuadër. Takimi u fokusua në evidentimin e informacionit që ka shoqëria civile për ndryshimet klimatike dhe kapacitetet teknike për t'u angazhuar në politikëbërje në lidhje me hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
Në takim morën pjesë perfaqesues të Ministrisë së Mjedisit dhe te organizatave të shoqerisë civile.
/Shqiptarja.com