ELBASAN - Kriza ekonomike shkakton mbylljen e 400 bizneseve në rrethin e Elbasanit përgjatë vitit që sapo lamë pas. Ka qenë nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, ai i cili në një intervistë për televizionin A1 REPORT! tha se mosshlyerja në kohë e taksave ka detyruar qindra biznese të mbyllin qepenat përfundimisht.

Ai thotë se në këto aktivitete përfshihen biznese të vogla tregtare që janë pozicionuar në zonat më të varfra dhe periferike të qytetit.

Subjekte të cilët kanë aplikuar për mbyllje biznesi pranë QKR-së i detyrohen Bashkisë Elbasan një borxh vjetor prej 40 milionë lekë (të vjetra) dhe këto para të pambledhura sipas nënkryetarit të Bashkisë kthehen në mungesë shërbimesh publike në qytet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)