ELBASAN- Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan, jep alarmin për ujin e ndotur të fshatit Shalës, pjesë administrative e bashkisë së Belshit, 13 km larg qytetit të Elbasanit. Për këtë arsye, ky institucion ka bllokuar ujësjellësin për 460 familje të fshatit Shalës për shkak të tubacioneve të amortizuara dhe rrjetit jashtë çdo standardi.
Lajmi u konfirmua për Shqiptarja.com dhe A1 Report, Bujar Kllogjeri, Drejtori i Shëndetit Publik në Elbasan. Sipas Kllogjerit, ky ujësjellës, në bazë të kontrolleve të kryera, rezultoi se përcillte ujë të pijshëm në kushte jooptimale. Gjithashtu, ai theksoi se, nga ana e kësaj drejtorie, i është lënë afat 1 javë kohë Ujësjellësit për ndërhyrjet e nevojshme pasi çdo gjë është e amortizuar.
"Në lidhje me situatën e higjenës së ujit, vazhdojnë kontrolle të herëpashershmë nga ana e Shëndetit Publik, në të gjitha komunat, pasi shirat e rëna me intensitet bëjnë që në pikat e amortizuara të ketë ndotje dhe rritje mikrobike në ujin e pishëm. Inspektorët e Shëndetit Publik u bëjnë thirrje banorëve, të cilët furnizohen nga ujësjellëi i fshatit Shalës, të mos e konsumojnë aktualisht, për të pirë këtë ujë, pasi lejohet vetëm për çështje komunale", theksoi Kllogjeri.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com