ELBASAN - Një grua e moshuar ka humbur jetën pasditen e sotme në Elbasan, pasi barakja prej druri ku ajo jetonte është përfshirë nga flakët.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen "5 Maji", ndërsa shtetësja që ka humbur jetën është identifikuar si Mike Zenollari rreth 80 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në barake të ketë rënë nga pakujdesia.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

[gallery]19796[/gallery]
Zjarri ne Babrru
Pesë ditë më parë, një fëmijë 2 vjeç humbi jetën në fshatin Shpat të Babrrusë, pasi barakja ku ai jetonte mori flakë.

Nëna kishte dalë nga barakja pak më herët ndërsa dy fëmijët e mitur, ndodheshin vetëm në momentin kur kanë shpërthyer flakët.

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikësit se një barake është përfshirë nga tymi e zjarri. Fatkeqësisht fëmija 2 vjeç është nxjerrë i pajetë, ndërsa vëllai i tij 4-vjeçar arriti të shpëtonte.

Zjarri në barake u shkaktua nga një bombol me gaz që shërbente për gatim.


(er.nu/shqiptarja.com)