ELBASAN - Në fazën përfundimtare të investimeve nga fondi i zhvillimit të rajoneve në Elbasan, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni bashkë me kryetarin e Bashkisë, Qazim Sejdini kanë inspektuar disa nga këto investime duke parë nga afër punën e bërë nga firmat sipërmarrëse si dhe është njohur nga kryebashkiaku për projektet e reja për vitin 2015.
 
Duke vlerësuar modelin e punës së bashkisë se Elbasanit ministrja deklaroi se ky model krijon premisa për më shumë investime vitin e ardhshëm.
 
Kryebashkiaku Sejdini ndërsa ka folur për një rilindje të qytetit me investimet e kryera, theksoi se janë investuar 5.5 milionë dollarë në këto projekte.
 
Nga fondi i zhvillimit të rajoneve Bashkia Elbasan përfitoi disa investime ndër të cilat dy ndërhyrje në unazën veriore, rrugën Qemal Stafa, rrugën e Krastës, si dhe fasadat e qytetit të Elbasanit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)