Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Polis Vila, në Elbasan, ku një automjet që drejtohej nga personi me inicialet R.B ka dal nga rruga, ndërsa të plagosur kanë mbetur 4 persona që udhëtonin me këtë mjet.
Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.