ELBASAN , 5 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku/ - 450 milion lekë është fatura e papaguar e ujit të pijshëm nga qytetarët elbasanas kundrejt Ndërmarrjes së Ujsjellësit. Shuma në fjalë është akumuluar ndër vite, cka ka detyruar këtë ndërrmarjë të vijojë aksionet për vjeljen e debive, por edhe prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Në vijim të këtij aksioni, punonjësit e ndërrmarjejes janë ndalur në fshatin Mengël, ku kane prerë dhjetra lidhje uji të debitorëve, por edhe lidhje të paligjshme. Aksioni drejtohej nga drejtori i ndërmarrjes, Altin Cenolli, i cili u shpreh se "do të pritet cdo lidhje e paligjshme dhe linjë e abonentëve debitorë në rrjetin e ujësjellësit në Elbasan".
Duke u ndalur tek investimet, Cenolli tha se "aktualisht është duke u investuar në shtrimin e një tubacioni që do të furnizojë Qendrën Siptalore "Xhaferr Kongoli", ndërsa paralelisht po kryhet edhe zëvëndësimi i matësave aktuale me matësa elektronike". /a.ke/










