Ndërpriten punimet në Rrugën e Kalasë në Elbasan, shkak është bërë mosinvestimi i Bashkisë në tubacionet e ujërave të pijshme dhe atyre të zeza.

Ndërkohë që Bashkia u ka bërë thirrje kompanive që të respektojnë afatet e punimeve, firmat i bëjnë thirrje kësaj të fundit të investojë në tubacionet e ujit të pijshëm dhe ujërave të përdorura.

Kemi një javë që kemi lajmëruar bashkinë që të bëjmë punimet e ujrave dhe na thonë vini lekët për të blerë tubat e ujit të pishëm. Një javë që po na pengojnë dhe po rrimë këtu të bllokuar. Do e kishim shtruar ketë rrugë dhe do ishte mbaruar. Sot fola në telefon me inxhinieren e bashkisë dhe më thanë që do hapim rrugën tjetër kur nuk kanë mbyllur këtë rrugë akoma”, shprehet Gëzim Medulaj, përgjegjës për firmën AD STAR SH.P.K.

Kompania i bën thirrje bashkisë të ndërhyjë sa më shpejt në rrjetin e ujësjellësit përgjatë kësaj rruge.

Investimi në Kala vjen nga Agjencia për Zhvillim Rajonal 3 dhe kap vlerën e rreth 27. 5 milion lekëve.

Afati përfundimtar i punimeve është dhjetori i këtij viti.

Pak ditë më parë Bashkia paralajmëroi sërish një firmë për respektimin e afateve të punimeve në urën e Broshkës, investim që duhet të kishte përfunduar.

Njëkohësisht institucioni vendor i bëri thirrje të gjitha kompanive të respektojnë afatin e punimeve.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com