"Shteti i detyrohet biznesit dhe firmave të ndërtimit një shumë prej 40 milionë dollarësh dhe shteti duhet ta ndajë këtë shume në mënyrë të drejtë dhe jo të ketë përjashtime për firmat e tjera të ndërtimit”.
Një tjetër shqetësim për këtë shoqatë është fakti se marrëdhëniet me administratën publike nuk janë aspak korrekte nga ku mungon partneriteti midis tyre.
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, qeveria duhet të godasë informalitetin dhe duhet nxisë konkurrencën e ndershme në fushën e ndërtimit.
"Të përmirësohet sistemi i prokurimeve dhe t'i jepen fund praktikave që bëhen prokurime pa patur fonde të sigurta" u shpreh kryetari i Shoqatës së ndërtuesve në Qarkut e Elbasanit, Fatbardh Doko.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)