Elbasan, ndotja e metalurgjikut
mbi normat e BE, banorët të sëmurë 

Elbasan, ndotja e metalurgjikut<br />mbi normat e BE, banorët të sëmurë 
ELBASAN - Rezultatet e matjeve në fund të 2014 të bëra nga Ministria e Mjedisit për nivelin e ndotjes sidomos në territorin e Ish kombinatit metalurgjik në Elbasan tregojnë se ndotja në këtë zonë është në nivele alarmante dhe është disa herë mbi normat e BE. 

Vetë raporti më i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e ka dhënë këtë përfundim, rezultatet konkrete të të cilit do bëhen publike shumë shpejt.

Të gjithë çfarë janë këtu, janë të gjithë me fenol, këtu vinë të gjithë llojet e mbeturinave të botës. Aty ku bëhet pastrimi, aty ky bëhet coptimi është tym i gjallë, nuk imagjinohet ta shohësh nga këtu njëherë, jo të vesh atje. 

Në qytetin që nuk vuan vetëm nga ndotja për shkak të industrisë, por edhe nga mbetjet kompanisë Kurum ndër vite situata është vërtetë e rëndë.

Banorët të cilët prej vitesh jetojnë përreth ish kombinatit ku ushtron aktivitetin edhe Kompania KURUM janë ata që ekspozohen drejtpërdrejt me ndotjen. Ata shprehin shqetësimin se gjatë natës përreth metalurgjikut nuk mund të merret frymë.

"Ne po ikim sic e thonë llafit "Për llum fiku", po vdesin kalamajtë e ne e të gjithë nga kanceri"- thotë njëri nga banorët e zonës.

Banorët shprehen se nuk përfitojnë asgjë nga një prania e KURUM, as një vend punë nuk marrin e të gjitha pasojat i përballojnë në dyert e spitaleve, pasi shëndeti i tyre është infektuar për gjithë jetën. 

"Shumë probleme me KURUMIN, s'mund të rrimë dotë nga ora 11 e darkës vjen shumë tym i madh edhe mbushet vendi plot me tym. Ne po na marrin në qafë me këto si po veprojnë"- thote nje banor tjeter.

Ministria e Mjedisit ka realizuar matje edhe për ujërat e lumit Shkumbin ku problematika e ndotjes ka rezultuar tepër e lartë, por rezultatet për nuk janë bërë kurrë publike.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim