ELBASAN - Ndotja nga mbetjet urbane dhe industriale janë një fenomen gangrenë në Elbasan. Por ndryshe nga Kompania KURUM e cila nuk po merre asnjë masë për katastrofën ekologjike që ka shkaktuar përgjatë bregut te lumit Shkumbin, Bashkia e Elbasanit e ka gjetur një zgjidhje për mbetjet urbane.
Ky institucion ka nisur ndërtimin e një impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane. Mjetet e para kanë filluar punën me kanalizimet e Dampës që do të shërbejë për të grumbulluar seleksionuar dhe përpunuar mbetjet urbane të një territori më të madh se bashkia Elbasan.
Tabela e kantierit të ndërtimit tashmë është e vendosur duke ndezur një dritë të fuqishme shprese për të gjithë banorët e Elbasanit.
Por është menduar edhe për më tepër se thjeshtë eleminimi i mbjetjeve. Impianti, i cili do të ndërtohet në vendin e quajtur 'Dampa e Tecit' do të përdoret për prodhim energjie nga djegia e mbeturinave.
Investimi do të kushtojë nga 15 milionë deri në 20 milionë euro. Financuesi kryesor i këtij impianti do të jetë Belgjika, dhe projektuese e këtij impianti do të jetë një kompani po ashtu nga ky shtet.
Impianti i përpunimit të mbetjeve do të bëjë edhe filtrimin e ujërave të zeza, që është një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ujit të lumit Shkumbin.
Por ndërsa Bashkia në bashkëpunim me qeverinë po zgjidh problemin e mbetjeve urbane, mbetjet e kompanisë Kurum hidhen jo shumë metra larg, pa zbatuar asnjë kriter mjedisor buzë lumit Shkumbin.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO