Mësohet se mes të proceduarve penalë për lidhjet e paligjshme të energjisë, është edhe një punonjës i OSHEE dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë
Arrestohen ne flagrance për lidhje energjie:
K.Çota, 48 vjec, banues në fshatin Togëz Librazhd.
S.Nezha, 54 vjec, banues në Librazhd.
Ka filluar procedim penal, ne ngarkim te shtetasit F.A, banues në fshatin Gizavesh Librazhd, me profesion elektricistë pranë OSHEE dega Librazhd.
Keta shtetas duke qënë në grupin e punës për ndërprerjen e energjisë elektrike të një subjekti privat në Librazhd, nuk e kanë bërë, veprim i cili është konstatuar më pas nga drejtues të OSHEE.
Materialet iu kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te metejshem per vepren penale ‘Shperdorim detyre”, parshikuar nga neni 248 i Kodit Penal
Arrest në flagrancë ndaj shtetasit I.Bani, 42 vjec, banues në Elbasan.
Gjate një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në lokalin e tij,në aparatin matës të enegjisë elektrike në kundërshtim me ligjin, kostatuam dëmtime të vulave dhe ndërhyrje të paligjshme.
Ndalohet shtetasi në kekrim R.Ahmeti, 50 vjec, banues në fshatin Shilbatër Elbasan.
Gjate një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE është konstatuar se kishte rilidhur energjinë elektrike në banesën e tij, pas ndërprerjes nga OSHEE.
Procedohen në gjendje të lirë për lidhje të paligjshme energjie:
F.J, 47 vjec, banues në fshatin Shilbatër-Elbasan.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE është konstatuar se kishte rilidhur energjinë elektrike në banesën e tij, pas ndërprerjes nga OSHEE.
J.C, 62 vjec, banues në fshatin Shilbatër-Elbasan.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE është konstatuar se kishte rilidhur energjin elektrike në banesën e tij, pas ndërprerjes nga OSHEE.
Ka filluar procedim penale dhe po punohet p;r kapjen e tre shtetasve, të cilët nga ana jonë janë shpallur ne kërkim, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me specialistë të OSHEE janë konstatuar se kishin kryer rilidhje të energjinë elektrike në banesat e tyre, pas ndërprerjes nga OSHEE.
Drejtoria e Policisë Elbasan bën me dije se në bashkëpunim me 4 komisariatet në rrethe aksioni për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, identifikimin dhe vënien para drejtësisë se autorëve të cilët kryejnë lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike do të vijojë.
Procedimet penale për ndërtimet pa leje
S.Ç, 34 vjeç, banues në fshatin Algjinaj Peqin.
Ne fshatin Algjinaj, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar një objekt banimi,i pa pajisur me leje përkatëse.
A.F, 24 vjeç, banues në fshatin Pekisht Peqin.
Po në fshatin Pekisht, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar një objekt banimi, i pa pajisur me leje përkatëse.
Xh.K, 68 vjec, banues në lagjen “Çezme” Peqin.
Eshte konstatuar se po ndërtonte një objektë një katësh shtëpi banimi në tokën e tij, pa leje përkatëse.
I.S, 47 vjec, banues në fshatin Çengelaj Peqin.
Po ne kete,është konstatuar se po ndërtonte një objektë një katësh shtëpi banimi , pa leje përkatëse.
Sh.H, 57 vjec, banues në fshatin Përparim Peqin.
Në fshatin Përparim , është konstatuar se po ndërtonte një murë rrethues në tokën e tij , pa leje përkatëse.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)