ELBASAN-Si pasojë e uljes së temperaturave dhe ngrivace, në qytetin e Elbasanit janë bllokuar disa rrugë kryesore.
 
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngricat kanë bllokuar në rrugë në vendin e quajtur ''Kthesa e Shelçanit'' një autobus me mësues dhe nxënës.

Pas thirrjes së tyre për ndërhyrje është bërë i mundur zhbllokimi i tyre dhe vazhdimi i udhëtimit normalisht.

Por Policia Rrugore e Elbasanit njofton të gjithë qytetarët se qarkullimi me automjete bëhet vetëm me zinxhirë.
 
Moti i acartë i këtij janari ka krijuar vështirësi jo vetëm në Elbasan por në të gjithë Shqipërinë.


gjinar

gjinar
 (Kthesa e Shelçanit)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com