Ky aksion është në bashkëpunim me IKMT dhe institucionet vendore të Elbasanit.
Ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu tha se janë evidentuar 1132 metra katror të zëna me objekte të cilat nuk ishin në funksion të spitalit.
Këto objekte do të prishen nëpërmjet këtij aksioni i cili do të zgjas 100 ditë dhe do shtrihet në të gjithë vendin.
“Faza e parë ka qënë ajo e identifikimit të ndërtesave, ngrehinave aktiviteteve të tjera që nuk kanë lidhje me spitalet. Në spitalet rajonale kemi identifikuar rreth 1132 metra katrorë” u shpreh Mansatirliu.
Pas këtij inspektimi nga vetë Ministrja Manastirliu, u ekspozuan edhe uniformat e reja për stafin mjekësor të spitalit 'Xhaferr Kongoli' në Elbasan.
Manastirliu tha se edhe këto uniforma do realizohen brenda 100 ditëve për çdo staf mjekësor në të gjithë vendin.
“Sic e shihni nuk është vetëm aksioni për të ndryshuar pamjen e jashtme është aksioni për të ndryshuar faqen e spitaleve tona dhe për të ofruar për qytetarët një shërbim të denjë për ta. Sigurisht edhe për personelin për tu aofruar kushte për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në sistemin tonë shëndetësor" shtoi ministrja.
E pyetur se cfarë do ofrojë Ministria për gratë e diagnostikuara me kancer gjiri, pasi muaji tetor është përcaktuar si fushatë sensibilizuese për semundjen e shekullit që luftojnë mijëra gra në vendin tonë, Ministrja u shpreh:
“Ministria në plan të parë ka për detyrë të ngrejë nivelin ndërgjegjëuse të gjitha grave. Mamografët lëvizës që janë në pronësi të ministrisë do të jenë sipas një kalendari që shumë shpejt do ta shpallim në faqen ëeb të Ministrisë. Në të gjitha poliklinikat dhe qendrat spitalore që kanë mamografi do të jenë të hapura edhe pasdite për të ofruar këtë shërbim” shtoi ministrja.
Ministrja Manastirliu u prit nga stafi mjeksor por nuk mungoi as kurioziteti i njerëzve të gjendur rastësisht në spital.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com