ELBASAN - Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Elbasan ka nisur aksionin për prerjet e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit nga abonentët familjarë dhe ata privatë. Aksioni drejtohet nga kreu i UKE, Altin Cenolli në bashkëpunim me policinë e shtetit. Drejtori Cenolli tha se në Elbasan debia e papaguar e faturave të ujit është mbi 400 milionë lekë të reja, ndërsa masën më të madhe të faturave të papaguara e përbëjnë bizneset.

"Jemi mbi masën 80% po flasim për shifrat e muajt të kaluar , popullata shkon mbi 90%, bisnesi shkon mbi 100% me masat shtrënguese që kemi marrë, institucionet shkojnë mbi 80%. Problematikë mbeten komunat të cilat marrin ujë me shumicë nga ne dhe kanë problematiken e organizimit të mbrëndshëm brenda tyre. 

Debia arrin afërsisht deri ne 450 milion lek të reja debitorët e qytetit të Elbasanit, janë edhe bizneset kjo nisme ka filluar edhe me fjalën e Kryeministrit Edi Rama, kjo do vazhdoje si ajo e energjisë elektrike ashtu do vazhdojë edhe për ujin,"u shpreh Altin Cenolli Drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve.

Në disa lagje të qytetit të Elbasanit ka filluar zëvendësimi i matësave aktual, me matësa elektronikë, të cilët sipas drejtorit të ujësjellësit do të ulin humbjet në rrjet dhe do të bëjnë të mundur ndërprerjen e ujit të pijshëm në mënyrë të menjëhershme për abonentët që nuk do t`a paguajnë faturën e ujit në kohë.

ujesjellsi

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)