Elbasan/ Një ditë pas protestës në Mengël, Balla merr Sejdinin dhe inspektojnë nisjen e punimeve tek shkolla
Deputeti socialist Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini shkojnë për të inspektuar punimet në Mengël, aty ku prej 3 javësh prindërit dhe nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe dje kanë protestuar.
Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla ka shkuar në Mengël, një ditë pas protestës që prindërit dhe nxënësit zhvilluan në rrugën kryesore të këtij fshati. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, Balla ka thënë se shkolla po rikonstruktohet dhe se Partia Demokratike ka përdorur banorët dhe fëmijët për interesa politike. Balla tha se punimet do të përfundojnë për 15 ditë, dhe se shkolla do të rrezikonte jetën e fëmijëve prandaj u ndërhy për t’a rikonstruktuar.
Shkolla kishte degraduar dhe mund të shembej. Po vendosen sot trarë betoni për të forcuar strukturën. Punimet do të përfundojnë për 15 ditë. PD gënjeu disa banorë se gjoja shkolla do të mbyllej. Turp për ata që bëjne politikë vetëm me shpifje dhe gënjeshtra. PD mbështeti në Këshillin Bashkiak rikonstruksionin. Ndërkohë deputeti doli kundër rikonstruksionit. Nëse nuk ndërhyhej Shkolla ishte rrezik për jetën e fëmijeve. U ndërhy sapo u konstatua degradimi dhe rreziku.
Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
11.8%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie
22 Mars, 16:19
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars, 16:05
-
Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)
22 Mars, 14:28
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Elbasan/ Dhëndri i Qazim Sejdinit tenton të shtypë me makinë efektivin, vihet në pranga! 50-vjeçari drejtor kabineti në Këshillin Bashkiak
21 Mars, 10:01
-
Kombëtarja U-17 shkëlqen në Elbasan, mposht 4-1 Azerbajxhanin! Evangjelos Gjoka shënon tre gola
20 Mars, 09:05
-
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
19 Mars, 11:57
-
Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)
19 Mars, 08:58
-
Kosovë/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit Thaçi, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe dhe vendosin lule (VIDEO)
18 Mars, 12:38
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Otin e Elbasanit s’e vrava dot se Suel Çela më nxori në pritë, flisja në Matrix! Talo Çela më ofroi 2 mln euro për të vrarë Alibejn, bisedat në SKY ECC
18 Mars, 11:15
-
Elbasan/ Zjarri i madh në godinën e ish-shkollës 'Dakli' në lagjen Kala, zjarrfikëset shuajnë flakët, policia po punon për shkaqet
16 Mars, 20:28
Taulant, pse duhet te niste rikonstruksioni i shkolles mbasi u bene protestat ?. Ky eshte minus ,dhe duhet kerkuar falje . Keshtu ndodhi dhe ne Kukes , qe para se te niste pagesa e rruges se kombit ,duhet te ishte biseduar me qytetaret e Kukesit sic u veprua me vone
Përgjigju