/ATSH-Miranda Sadiku/.- Një qendër e re ditore për moshën e tretë është hapur në qytetin e Elbasanit, me mbështetjen kryesore të bashkisë se qytetit si edhe fondacionit "Ndihmë për Ballkanin".
Në inaugurimin e kësaj qendre ditore, kreu i bashkisë Qazim Sejdini i premtoi moshës së tretë se " gjithnjë bashkia do të ketë përkujdesjen maksimale për moshën e tretë, madje shumë shpejt në këtë qendër ditore, do të shtohet një bibliotekë e re kryesisht me autorë shqiptarë si edhe shtypi i ditës, mundësuar nga një fond i veçantë i bashkisë".
Në vijim, kreu i bashkisë shtoi se "në një nga projektet e afërta të bashkisë është edhe hapja e një azili me rreth 30 shtretër për të moshuarit, me qëllim që mosha e tretë të mos jetë e harruar. Jam i bindur se shumë shpejt me ndërtimin edhe të azilit kjo moshë do të ketë mundësi të akomodohet dhe të kalojë një pjesë të mirë të ditës nën shoqërinë e njëri- tjetrit".
Sakaq qendra ditore e inauguruar sot bën të mundur që të moshuarit të takohen çdo ditë. Në këtë qendër ata kanë mundësi të pijnë kafen dhe çajin, si edhe të argëtohen me lojëra të shumta të moshës së tyre.
/Shqiptarja.com