Elbasan/ Nxënësit e Mengëlit sërish thyejnë derën e shkollës, ndërhyn policia (VIDEO)
Sërish protestë nga fëmijët dhe prindërit në fshatin Mengël të Elbasanit. Ata sot janë mbledhur në oborrin e shkollës, ndërsa fëmijët sërish janë futur me dhunë në ambientet e shkollës duke thyer derën hyrëse të saj.

Pas marrjes së informacionit se po dëmtohet shkolla, forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga shkolla. Shkak për rifillimin e protestës ka qenë mosmbajtja e premtimit nga ana e bashkisë e cituar edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle, ku thuhej se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillonin këtë të hënë.
Policia gjatë ndërhyrjes në Elbasan, ku prindërit dhe nxënësit kanë thyer derën e shkollës
Por duke qenë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, nxënësit janë mbledhur sërish. Ndërsa banorët e fshatit Mengël thonë se nëse kjo problematikë nuk do të zgjidhet brenda 3 javësh atëherë protestat do të përshkallëzohen. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tenderi për rikonstruksionin e shkollës së Mengëlit me vlerë prej 8.6 milion pritet të bëhet gjatë kësaj të hëne.