Një operacion i madh policor po zhvillohet në këto orë të vona të natës në qytetin e Elbasanit, për të bërë të mundur arrestimin e personit të dyshuar, shtetasit A.M., 51 vjeç banues në Elbasan si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në aksin Xibrakë-Elbasan, ku pati disa të shtëna. 

Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën nga bashkia, si dhe rrugicat nga sporti vjetër dhe po punojnë për kapjen e Shtetasit A.M., i cili arrit ti largohej policisë para arrestimit dhe cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët shkruajnë mediat lokale.

Informacion nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan - Xibrakë forca të shumta policie po punojnë për kapjen e shtetasit A.M., 51 vjeç banues në Elbasan si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme.
 
Ndaj tij materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet, 76, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/ Er.K/Shqiptarja.com