ELBASAN , 13 Shkurt/ATSH-Miranda Sadiku/-Organizatat e Shoqërisë Civile në qytetin e Elbasanit nderuan kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, me titullin e Mirënjohjes. Përfaqësuesit e këtyre organizatave u shprehën se "me kryebashkiakun Sejdini kanë pasur gjithmonë një bashkëpunim të shkëlqyer, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në punën e tyre". Sipas Organizatave të Shoqërisë Civile, Bashkia e Elbasanit i ka ndihmuar dhe lehtësuar në punën e tyre. Ata u shprehën se ndihen të privilegjuar nga një bashkëpunim i tillë. Duke i konsideruar Organizatat e Shoqërisë Civile, "miq për të arritur një qëllim të përbashkët", kryetari i Bashkisë, Sejdini, u shpreh se "fokusi i punës tonë të përbashkët, është t'i shërbejmë komunitetit dhe mbi të gjitha atyre që kanë më shumë nevojë". Kjo, tha ai, na ka bërë më të fortë dhe më të bashkuar dhe vetëm duke bashkëpunuar do të arrijmë rezultate më të mira në qëllimin tone./a.gjonaj//a.ke/









