ELBASAN - Një autoambulancë që transportonte një fëmijë të sëmurë nga Pogradeci drejt qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” është përplasur me një autoveturë. Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasanit dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Sipas zëdhënëses së policisë lokale, autoambulanca me targa PG 45 76 B e përfshirë në aksident drejtohej nga 55-vjeçari Klement Vesho, ndërsa në të udhëtonin edhe nëna e gjyshja e fëmijës së sëmurë, Nebije e Denada Korça.
Ndërkohë mësohet se automjeti tjetër i përfshirë në aksident ishte një autoveturë që drejtohej nga 49-vjeçari Fejzulla Stafa, i cili udhëtonte me të ëmën 74-vjeçare nga Tirana për në drejtim të Librazhdit.
Policia bëri të ditur se të plagosurit u transportuan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që fëmija fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime gjatë këtij aksidenti i cili për pak sa nuk u kthye në një tragjedi. Ndërkaq vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com