ELBASAN - Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal ndaj kreut të komunës, Gostine, shtetasit Q.B 51 vjec banues në fshatit Shtërmen.

Ndaj ketij shtetasi , ka depozituar kallëzim penal shtetësja K.L, banuese në fshatin Shtëpanjë-Elbasan, pasi ky shtetas nuk ka ushtruar detyrën e tij edhe pse ka patur një shkresë nga ZVRPP Elbasan për të ngritur një grup pune për të përcaktuar kufijët e pronës mbi tokën në pronësi të saj duke i sjellë konflikte me shtetas të tjerë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale ‘Shperdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)