ELBASAN - Pas festave të fundvitit, qyteti i Elbasanit i është rikthyer normalitetit, duke vazhduar me ritmin e para Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
 
Zhurmat dhe trafiku i rënduar i automjeteve, ndikuar edhe nga ardhja e emigrantëve shqiptarë pranë familjarëve të tyre tashmë janë venitur duke i lënë vendin jetës normale në qytet.
 
Policia ka qenë prezente gjatë gjithë kësaj kohe duke mos lejuar të shënohet asnjë incident, qoftë në natën e ndërrimit të viteve, apo në ditët në vijim.
 
Redaksia online
(aq/ac/shqiptarja.com)