Elbasan pemët e shkollës “Ismail Kasa” priten për dru zjarri

Në shkollën “Ismail Kasa” të fshatit Jagodinë në Elbasan u prenë 45 pemë të rritura prej 20 vitesh. Pemët ishin mbjellë nga komuniteti në vitin 1995, vit në të cilin ishte ndërtuar edhe shkolla.

E nëse në shkolla të tjera nxënësit marrin informacionin se sa të rëndësishme janë pemët, në këtë shkollë 300 nxënës u bënë dëshmitarë të prerjes së pemëve dhe më pas përdorimit të tyre për dru zjarri.“Drejtoresha e shkollës shprehet se ka marrë urdhër, por se nga kush e ka marrë këtë urdhër, ajo nuk na ka shpjeguar asgjë më shumë .Prej vitesh të tëra, në vendin tonë priten pyjet për dru, por mesa duket ka nisur edhe prerja e pemëve pranë shkollave.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu