ELBASAN-Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 13-vjeçe.
 
E mitura e shoqëruar nga familjarët e saj ka bërë denoncimin për të riun, ndërsa policia e ka vendosur në pranga.
 
Sipas policisë, 18-vjeçari jetonte në një lagje me 13-vjeçaren, ndërsa sipas denoncimit të vajzës ngjarja ka ndodhur para 3 muajsh.


dy.b/shqiptarja.com