ELBASAN-Dy makina janë përplasur këtë të hënë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në afërsi të fshatit Katund i Ri, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 19-vjeçare.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti tip "Volkswagen" me targa AA 705 CC, që drejtohej nga E.B, 21 vjeç banues në Durrës, është përplasur me një tjetër automjet me targa AA 392 AU që drejtohej nga K.SH, 39 vjeç.

Si pasojë është aksidentuar R.Ç, 19 vjeçe banuese në Durrës e cila ishte pasagjere në mjetin me targa AA 705 CC. 19-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. 

[gallery]20829[/gallery]

AKSIDENTI ELBASON
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com