Elbasan/ Përplasi për vdekje të riun me motor, shpallet në kërkim 55 vjeçari! Pas aksidentit u largua nga vendngjarja

Elbasan/ Përplasi për vdekje të riun me motor, shpallet në kërkim 55 vjeçari! Pas aksidentit u largua nga vendngjarja

Foto ilustruese

ELBASAN - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, teksa drejtuesi i një motomjeti ka ndërruar jetë. Një automjet me drejtuesi N.B., 55 vjeç përplasi për vdekje H.S., 24 vjeç që po drejtonte motomjetin e tij.

55 vjeçari u përplas edhe me një automjet tjetër të drejtuar nga E.L., 32 vjeç. Por përplasja ka qenë fatale për 24 vjeçarin me motor. N.B., pas përplasjes u largua nga vendngjarja, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

'Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Enver Ballës, dëshmia e djalit në Gjykatë: Jam penduar, por s’ka kthim pas, ishte për vetëmbrojtje! Brahja: Nuk bashkëpunova

Vrasja e Enver Ballës, dëshmia e djalit në Gjykatë: Jam penduar, por s’ka kthim pas, ishte për vetëmbrojtje! Brahja: Nuk bashkëpunova