Sfida e mbijetesës përfundoi me fitoren e Laçit me rezultatin minimal 0-1 me një gol të shpejtë të shënuar nga Rushkja.
Korabi tentoi barazimin me të gjitha mënyrat, por në fund doli me një lojtar më pak nga fusha për shkak të kartonit të kuq, ndërsa pika ishte e pamundur.
Nervat dhe tensionin në fushë lojtarët e dy ekipeve e kanë shfryrë në korridorin e stadiumit 'Elbasan Arena' ku nuk kanë munguar shtyrjet, sharjet dhe ofendimet mes drejtuesve të dy ekipeve dhe lojtarëve, por pas ndërhyrjes së policisë situata është qetësuar.
Dy ekipet këtë edicion janë në garë për të siguruar mbijetesën, pasi janë në vendet e fundit të renditjes së kampionatit shqiptar të futbollit.
[gallery]20808[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
