ELBASAN - Në qytetin e Elbasanit si pasojë e një sherri mes dy adoleshentësh mbeti i plagosur 16 vjeçari me inicialet A.H, i cili u plagos me thikë nga moshatari i tij me inicialet M.C.
Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës së mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Të dy adoleshentët janë nxënës të vitit të parë. Sipas policisë së Elbasanit, të dy nxënësit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Të dy nxënësit fillimisht kanë nisur të debatojnë dhe kanë përfunduar duke u zënë me grushte pas zënkave të shumta në ambientet e shkollës sapo kanë dalë jashtë ka ndodhur edhe plagosja me thikë.
16 vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në spital ndërsa autori i plagosjes është marrë nga forcat e policisë.
/Shqiptarja.com