ELBASAN - Plagosje me thikë regjistrohet në fshatin Labinot -Fushë të Elbasanit sot në mbrëmje.

Pas një grindjeje në lokal, teksa po shihnin një ndeshje futbolli ka mbetur i plagosur rëndë Sali Marku, 20 vjeç, banor në lagjen "Dyli Haxhiraj" të fshatit.

Siç raporton nga vendngjarja korrespondenti i "A1 Report", Andi Qosja, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshohet se autor i plagosjes me armë të ftohta është Denis Gegaj, 28 vjeç, i cili e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin.

Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të autorit. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)