ELBASAN - Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan, në ambientet e një pike bastesh gjatë kohës kur po luheshin ndeshjet e Champions League.
Ngjarja ka ndodhur pranë Teatrit "Skampa", pas një sherri të momentit mes Marvis P., 34-vjeç, pronar i pikës së basteve dhe një personi tjetër, i cili dyshohet të ketë qenë klient. Ky i fundit ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë mbi 34-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy gëzhoja pistolete.
Marvis P., është dërguar në spitalin e Elbasanit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje dhe e ka shpallur në kërkim.
Në rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit janë ngritur disa pika kontrolli nga policia për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes. Policia bën të ditur se një prej personave të përfshirë në konflikt ka qenë i dehur.
Plagosja në Elbasan vjen një javë pas aksionit masiv të Policisë për kapjen e personave në kërkim dhe sekuestrimin e mjeteve luksoze. Aksion i cili u shoqërua me mjaft polemika dhe mistere njëherazi, pasi makina e policisë ku ndodhej zv/drejtori i policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi u godit nga një "Audi" i blinduar në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.
Pamjet e këtij incidenti të rëndë u transmetuan ekskluzivisht dhe nga Report Tv.

[gallery]24044[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO