ELBASAN - Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, u zhvillua "Java e Vizitorëve" me dyer të hapura, ku çdo qytetar apo nxënës shkollash të ndryshme të vizitojnë ambjentet e Drejtorisë së Policisë dhe Komisariatit, të marrin kontakt me specialiste të fushave të ndryshme me qëllim për të mësuar menyrën e funksionit të policisë si dhe për të bashkëbiseduar në lidhje me çështjet që atyre u shqëtëson. Qëllimi i këtij aktiviteti, i cili vijon gjatë të gjithë javës, ka si qëllim bashkëpunimin komunitet-polici.
Në këtë kuadër, ditën e sotme ambjentet e Policisë janë vizituar nga shumë qytetarë si dhe nxënës të shkollave, të cilët kanë marrë kontakte nga drejtuesi më i lartë i Policisë deri tek shefat e sektorëve, ku edhe janë njohur më nga afër me punën e këtyre të fundit.
Po kështu, nga ana e Drejtorisë u përcaktuan specialistët përkatës që kanë zhvilluar biseda me nxënësit, temat e të cilave ishin rreth drogës, dhunës në familje, qarkullimit rrugor, etj. /ATSH/
/Shqiptarja.com