Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi gjatë një kontrollit të ushtruar ndaj tij, i është gjetur në xhep një sasi lënde shpërthyese, tritol. 

Xhaferr Deliu u ndalua në Lagjen “Dyli Haxhire”.

Atij i është gjetur një pako e mbështjellë me natriban brenda në të cilën ndodhej një sasi prej 33.5 gr lëndë eksplozive e dyshuar me atë të llojit TNT (Tritol) e montuar së bashku me një kapsolle detonatore me gjatësi 2.9 cm si dhe një copë fitili zjarrpërcjellës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

[gallery]23364[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com